• February 28, 2021

Nushi: Gjyshinca është mirë të kërkojë falje që i ka lodhë doktorët të shkojnë me autoambulancë në Kuvend

Jul 29, 2020

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka ironizuar përplasjen që ndodhi një ditë më parë në Kuvend mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.

Nushi nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se Gjyshinca është mirë të kërkojë falje që i ka lodhur doktorët që të shkojnë me autoambulancë në Kuvend, njofton Klan Kosova

Nushi mes tjerash thotë se deputeti është mirë të paguaj edhe shpenzimet e ambulancës.

“Tash që doli videoja e shumëpritur, ky Gazmend Gjyshinca është mirë me kerku falje që i ka lodhë do doktorë me ardh me urgjencë në Kuvend. Bile është mirë edhe me i pagu shpenzimet e ambulancës. Përndryshe është keqpërdorim i buxhetit publik, e na e dijmë që VVja nuk bon ksi keqpërdorime apo jo?” ka shkruar Nushi në Facebook.