• February 28, 2021

Përplasja Shala-Gjyshinca, Kusari-Lila: Kur ju iku marrja, ju iku edhe mendja e gënjejnë pa turp

Jul 29, 2020

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas videos së publikuar ku shihen disa deputetë të Kuvendit të Kosovës duke u përleshur, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se kur ju iku marrja, ju iku edhe mendja e gënjejnë pa turp.

“Si duken goditjet tinzare “akademike”: të presin te dera e sallës, bëhen dy kundër një, e zënë pa përgatit dhe e mbështet “akademiku” për muri me dhunë, deri sa “shefi” e godet”.

“Ama “goditje akademike”. Kur ju iku marrja, ju iku edhe mendja e gënjejnë pa turp”, ka shkruar Kusari-Lila.