• August 15, 2020

“Nuk duhet vdekja me ju mbërri në shtëpi, që ta merrni seriozisht këtë virus”, aktorja kosovare me mesazh për të gjithë

Jul 30, 2020

Arta Dobroshi ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët sa i përket situatës me Covid-19.

Aktorja kosovare përmes një video të publikuar u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskat, dhe se ajo është e pajtimit që të dënohen ata që nuk i respektojnë masat.

“Nuk duhet vdekja me ju mbërri në shtëpi, që ta merrni seriozisht këtë virus”, thotë ndër të tjera aktorja.

E këtë mesazh të saj përmes kësaj video, e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Faleminderit Arta Dobroshi për këtë mesazh shumë domethënës. Ta ruajmë veten, familjen, të tjerët dhe shtetin tonë!”, ka shkruar Hoti.