• March 8, 2021

Fillimisht tenton ta vjedhë një lokal, pastaj rrahet me pronarin dhe policët

Jul 31, 2020

Një person në lagjen Dardania në Prishtinë ka tentuar ta vjedhë një lokal,  


Pas lajmërimit nga pronari i lokalit për rastin, Policia ka arritur ta identifikon të dyshuarin dhe gjatë arrestimit ky i fundit ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht policët dhe pronarin.

Dy policët dhe pronari kanë pranuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një pëson ka tentuar të kryej vjedhje në lokalin e tij. Pas identifikimit dhe gjatë arrestimit i dyshuari mashkull kosovar duke rezistuar i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë dhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.//gazetametro.net