• March 7, 2021

Ky është “ Albini i vogël”. Si dhe pse i mbeti ky epitet

Jul 31, 2020

Albin Kurti , përveç veprimtarisë së tij politike , ka bërë që të jetë bindës dhe mjaft domethënës edhe me fjalimet e tij, aq sa ka bërë që të rinjtë sidomos ta kenë simpati për mënyrën si flet e si arrin t’ i tregojë gjërat , mënyrën e njerëzve më intelektual.

Por, kush është “ Albini i vogël” dhe pse i mbet ky emër deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshinca.

Deputeti i ri, i cili referimin më të mirë e ka si “Albini vogël” është një djalë i shkolluar dhe me një ambicie të lartë për politikën dhe jetën, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë u befasuan nga fjalimet e tij, të cilat ngjasonin me fjalimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, andaj edhe gjatë fushatës zgjedhore, filluan të gjithë t’ i drejtohen si “Albini I vogël” dhe për Gazmendin , sigurisht që është diçka tejet e mrekullueshme, sepse siç e kishte thënë shumë herë, ai beson dhe vepron ashtu siç vepron lideri i tij, Albin Kurti.

Deputeti I VV-së nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca u bë edhe më i njohur pas përplasjes që kishte me deputetët e LDK-së dhe videos që u publikua.

Gazmend Gjyshinca është lindur dhe rritur në Vushtrri. Është në përfundim të Magjistraturës në Institutin e Bashkimit Evropian në kuadër të Universitetit Marmara në Stamboll, me fushë të studimeve Politika të BE-së dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gazmendi është njohës i gjuhës angleze dhe turke, po ashtu zotëron njohuri bazike të gjuhës frënge./Kosovarja/