• August 15, 2020

Revoltohet një besimtar me vendimin e Tërnaves: I ofendon qytetarët, thotë se myslimanët janë të vetmit që japin jetën për Allahun

Jul 31, 2020

Një qytetar besimtar është shfaqur i revoltuar para disa qendrave tregtare në Prizren, duke ofenduar njerëzit që po iu vjen era ‘mërrcinë, lopë dhe qen’. Ai gjithashtu e ka kritikuar ashpër dhe e ka ofenduar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave me datë 30 korrik kishte njoftuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës. Po ashtu për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e vendit

E ky vendim e ka revoltuar një qytetar besimtar, ku edhe ka bërë një video para disa qendrave tregtare në Prizren

Qytetari me emrin Jakub Jakubi nga Dragashi, i ka quajtur qendra të shejtanave këto qendra tregtare dhe sipas tij aty gjenden miliona njerëz.

”A është ky virusi korona që i kap veç myslimanët që bëjnë namaz, a si qëndron puna. Unë këtu po shoh njerëz që i vjen era mërrcinë me kilometra, era qen, era lopë, era qkahmos, që nuk lahen kah dy muaj. Unë po besoj se këtyre mundet me iu ra korona virusi, a korona shejtani. Nuk mundet me i ra koronavirusi një besimtari që falet 5 herë brenda dite”, është shprehur ai i revoltuar.

Tutje ai ka uruar fjalë të këqija për myftiun Tërnava, duke thënë se vendimi i tij për ndaljen e riteve fetare është i gabuar, derisa ka thënë që të mos provokohen myslimanët.

”Myslimanët janë të vetmit që e japin jetën për Allahun dhe që munden me ju marr në qafë krejt juve qafirave”, shprehet ai.

Më poshtë keni videon e tij. /gazetametro.net