• August 14, 2020

E rrallë: Foshnja infektohet me Coronavirus dy ditë pas lindjes

Aug 1, 2020

Një foshnjë në Britaninë e Madhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm dy ditë pasi ka lindur.

Presley Dowdall lindi në Spitalin Basildon në Essex. Dy ditë pas lindjes ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe pas kontrolleve të mjekëve rezultoi se ai ishte i infektuar me virusin.

Mamaja e vogëlushit, Roxanne Doëdall tha: “Ishte një tronditje e madhe. Nuk doja të dëgjoja diçka të tillë dhe madje as ta besoja. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas rezultoi se ai ishte i infektuar me COVID-19. Ndihesha në faj, sepse s’mund të ndihmoja djalin tim të porsalindur”.

Më tej ajo shtoi se Presley i vogël është shëruar plotësisht nga sëmundja dhe tha se nuk e din se ku mund të jetë infektuar i biri.

“Asnjëherë nuk do të marrim një përgjigje se si apo pse u infektua me koronavirus. Është thjesht një pyetje pa përgjigje, me të cilën do të duhet të jetojmë”, tha ajo