• August 14, 2020

La në rrugë ushqimet që po u çonte fëmijëve, babai i 4 fëmijëve u mbyt për të shpëtuar adoleshentin

Aug 1, 2020

Dita e sotme me temperatura tejet të larta shënoi një bilanc tragjik për numrin e të vdekurve nëpër lumenj.

Katër persona humbën jetën, dy prej tyre në lumin Buna.

Fillimisht në ujërat e këtij lumi në Shkodër përfundoi një adoleshent dhe më pas hyri për ta shpëtuar një kalimtar i rastit, një 39 vjeçar, i cili gjeti edhe ai vdekjen

Burri kishte dalë për të blerë ushqime për familjen me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe teksa kthehej në shtëpi, dëgjoi britmat e të ëmës së adoleshentit që po mbyte

Teksa ka hyrë për ta shpëtuar, 39 vjeçari babai i katër fëmijëve është mbytur edhe vetë.

“Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa djali që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujërat e Bunës”, shkruan gazetari nga Shkodra, Agron Hoxha.