• September 26, 2020

Pritni gjobë ose burgim deri në 8 vjet nëse Policia e Kosovës ju ka marrë emrin dhe numrin e letërnjoftimit

Aug 15, 2020

Qytetarëve që ju merren të dhënat nga Policia e Kosovës, të cilët nuk respektoj masat anti-Covid-19, (si emri, mbiemri dhe numri i letërnjoftimit), parashihet të gjobiten ose të dënohen me burgim deri në tetë vjet.


Këto të dhëna më pas dërgohen në inspektorat dhe të njëjtit më pas do të gjobiten sipas shkeljeve që kanë bërë ata.

Në një përgjigje për arbresh.info, Policia e Kosovës ka sqaruar ecurinë e këtyre masave. Nga kjo zyre thonë se Policia e Kosovës, po zbaton vendimet e qeverisë duke u bazuar në rastet penale, përkatësisht në Kodin Penal, të Republikës së Kosovës, e ndërsa, rastet tjera në drejtim të zbatimit të vendimeve për luftim të pandemisë, i trajton në bashkërendim me inspektorë sanitar të cilët procedojnë tutje me raste jo penale.

“Policia e Kosovës, për të zbatuar vendimet e institucioneve për luftim të pandemisë ka iniciuar raste penale nga neni 249 dhe 250 i KPK-së. Kurse rastet tjera në drejtim të zbatimit të vendimeve për luftim të pandemisë, i trajton në bashkërendim me inspektorë sanitar të cilët procedojnë tutje me raste jo penale”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në nenin 249 dhe 250 shpjegohet saktësisht se si gjobiten dhe dënohet personat që nuk veprojnë sipas depozitave apo urdhrave të organit kompetent.

Dënimet dhe gjobat dallojnë varësisht nga vepra që kryen personi, për më shumë detaje më poshtë keni Nenin 249 dhe 250 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.