• September 25, 2020

E turpshme, babai i boksit në Kosovë jeton me 90 euro pension, që dikur dridhte një ish Jugosllavi dhe Evropë!

Aug 28, 2020

Në Kosovë më shumë ka vlerë një njeri që bën ekskursione, që t’i bartë valixhet, ta bën rrafsh dhe është i dëgjueshëm, se sa ka respektin një sportist i madh dhe që e njeh bota!

A është e turpshme, që legjenda e boksit, ish boksieri i njohur Xhevdet Peci, nuk merr më shumë se 90 euro pension!
Peci merr vetëm 90 euro pension. “Po, vetëm 90 euro, kaq dhe asgjë më shumë”, tha Peci për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, Mehmet Bogujevci, ish pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, sot sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, tha: “Kam kërkuar për të gjithë boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, që të kanë statusin e veçantë!”.

Dikur Peci nokautonte

Pritet së shpejti Bogujevci ta paraqes edhe kërkesën që e ka bërë për boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, që të kanë status të veçantë.

Xhevdet Peci është më i merituari për pesë tituj që ka fituar Prishtina në ish Jugosllavi, ai ka qenë boksieri më standardë i asaj kohe dhe i frikshëm për rivalët e klubeve të ish republikave ish jugosllave.

Emri i madh i boksit, që dikur dridhte një ish Jugosllavi po ashtu edhe Evropën, sot jeton me vetëm 90 euro pension!
Në fakt, në vitin 2014, atëkohë kur ishte presidente Atifete Jahjaga, e ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” në boks Xhevdet Peci.

Sot, Peci gëzon 90 euro, sipas asaj, siç thuhet nuk e ka të përmbushur stazhin e punës siç parashihet me ligj, ndërsa pse ka qenë sportist i madh, kjo po shihet që nuk vlen asgjë! E çuditshme apo jo!