• September 25, 2020

Gecaj: As VV’ja e as ish-bija jonë Vjosa Osmani nuk e dinë çka po thonë

Sep 12, 2020

Anëtari i LDK-së dhe shefi i stafit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës. 


Mustafa kishte shkruar në Facebook se është duke përcjellur vazhdimisht sulmet që po i bëhen kryeminsitrit Hoti nga ana e VV’së, dhe nga ana tjetër nga ajo e Presidenti i Serbisë, lidhur me Asociacionin (apo “Zajednicen, me gjuhën e VV-së).

Gecaj thotë se as Vjosa Osmani të cilën e quan ”ish-bija jonë”, nuk e din se çfarë po flet

Postimi i plotë:

I nderuar Kryetar Isa Mustafa, fatkeqësisht për skenën tonë politike por edhe për vendin, LVV mbetet një subjekt politik (apo jo) që akoma nuk e di ku e ka kokën e ku këmbët. Para disa ditësh, Richard Grenell me plotë të drejtë kishte deklaruar: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”. E ankesa duket të jetë palca kurrizore dhe strumbullari i të gjitha veprimeve të LVV-së, pasi që tanimë kanë provuar se nuk dinë e as që kanë guxim të qeverisin. Ankesa racionale dhe e bazuar është vërtetë ushqim për demokraci, por kur ajo shndërrohet në qëllim për vetëvete atëherë dëmton dhe rrezikon seriozisht vet frymën e mu asaj demokracie. Asociacioni ishte aprovuar nga mbi 2/3 e deputetëve dhe, ashtu siç konkludoni edhe ju, kishte marrë vulen edhe të vet Gjykatës Kushtetuese. LVV-së, të cilët nuk e kuptojne dhe as që e pranojnë konceptin e bashkëpunimit, u duhet të sigurojnë një shumicë prej 2/3 për ta zhbërë vendimin mbi asociacionin … e deri atëherë, e tëra që ata mund ta bëjnë qëndron strikt në domenin e ankesës joracionale, popullizmit dhe destruktiviterit sistemik, domen ky në të cilin duket të kenë avancuar mbi të tjetër!

Përgjigja e shkurtë në pyetjen tuaj se “A po dinë çfarë po thonë?!”, është një JO e madhe … ndërsa ish-bija jonë nuk u lëshon udhë këtyre aspak!