• September 25, 2020

Lladrovci: Dështakë të pandershëm, mos harroni: Forca e bën fuqinë

Sep 12, 2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi komuna e tij e u rendit e para në Kosovë me performancën më të mirë, sipas raportit të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka shkruar se e ka një mesazh për ata e përgëzuan dhe për disa, që sipas tij, u tronditën për vendin e parë për performancën më të mirë në Kosovë.

“E di se ju kam shkaktuar shqetësim kundërshtarëve politikë, i kam lënë pa gjumë keqbërësit dhe profiterët e të gjitha ngjyrave, janë shqetësuar disa bartës të pozave kinse intelektuale, besa janë shqetësuar edhe ata njerëz që nuk e dinë çka është performanca por i ka tronditur vendi i parë që kemi arritur”, ka shkruar ai pos tjerash ai.

Postimi i plotë:

Katuni që shihet, kallauz nuk do!
Mesazh për ata që më përgëzuan dhe për disa që u tronditën për vendin e parë për performancën më të mirë në Kosovë.
Fillimisht, faleminderit të gjithë kontribuuesve të komunës tonë dhe vlerësuesve të institucioneve vendore e ndërkombëtare që të arrijmë këtë sukses të jashtëzakonshëm, vendin e parë në Kosovë.
Falënderoj miqtë, dashamirët, zyrtarët e komunës së Drenasit, për urimet e sinqerta dhe gëzimit të përbashkët me rastin e shpalljes së Drenasit komuna me performancën më të mirë në konkurrencën e 38 komunave.
E di se ju kam shkaktuar shqetësim kundërshtarëve politikë, i kam lënë pa gjumë keqbërësit dhe profiterët e të gjitha ngjyrave, janë shqetësuar disa bartës të pozave kinse intelektuale, besa janë shqetësuar edhe ata njerëz që nuk e dinë çka është performanca por i ka tronditur vendi i parë që kemi arritur.
Më vjen mirë që PDK nga niveli qendror e ka vlerësuar vendin e parë dhe besimin ndaj punës time. Kam besim se kjo punë e shton besimin ndaj vlerave të PDK-së në nivel nacional.
Dihet, më shumë janë ata që janë gëzuar dhe më kanë përgëzuar, se sa ata që janë trazuar me vendin e parë të komunës së Drenasit në nivel të Kosovës.
Kohëve të fundit, pa ua bërë Zoti me borxh, dalin qesharak disa “mendimtar”, të cilët moti do të duhej të hiqnin dorë nga politika dhe diskutimi për politikë, sepse, ia kanë huq shumë herë, e po ia huqin edhe në vlerësimin dhe të arriturave në komunën tonë.
Porosia ime për të gjithë kundërshtarët e sukseseve të mia është, mos u bëni qesharak!
Para se të deklaroheni, pyetni mentorët e padronët tuaj, sepse, ata tashmë janë dorëzuar dhe nuk kanë asnjë shans kundër meje dhe kanë hequr dorë të më luftojnë, kështu që, merrni urdhra të rinj, duke iu kthyer punës tuaj e të mbarës.
Dështakë të pandershëm, mos harroni: Forca e bën fuqinë!