• September 26, 2020

Edhe sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Sep 13, 2020

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike. Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përcjell Klan Kosova.