Organizimi do të mbahet të martën e 15 shtatorit, me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.
Video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.
Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverise izraelite.