• September 26, 2020

Milaim Zeka ka disa fjalë për Policinë e Kosovës

Sep 13, 2020

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka e ka komentuar skenën ku mbrëmë disa zyrtarë të policisë janë parë duke e sulmuar fizikisht një qytetarë në sheshin ‘Nënë Teresa’ të kryeqytetit.  Në momentin e konfrontimit të policisë me qytetarin, aty është parë dhe një zonjë e një fëmijë.


E për këtë rast, Zeka thotë se skena e mbrëmshme ka qenë e turpshme.

Ai madje ka dhe një porosi për policinë e  Kosovës.

“Atë skenën mbremë duke arrestuar një qytetar në prezencë të fëmive, mos e pafsha kurrë më. Tri bomba në dorë me i pas ai njeri, nuk trajtohet në atë mënyrë në prezencë të fëmiv. Të dashur policë që ishit në vendin e ngjarjes: Ju tre garante jeni rritë pa dashuri të prindërve. Ju me siguri jeni rritë të dhunuar nga prinderit tuaj. Ju garant me dhunë i edukoni fëmijët tuaj. Ju pak jeni fajtor në krahasim me ata që kanë pranu në policinë e Kosovës turli bërllogu të rrugëve. Njerëz sikur ju nuk e meritojnë uniformën e shenjtë të policisë”, ka shkruar Zeka.

Ai tutje ka kërkuar nga Inspektoriati Policor që të merret me këtë ngjarje. Për këtë rast ka reaguar edhe deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj.

E nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Express, kanë sqaruar se kur qytetarit zyrtarët policor i kanë kërkuar dokumentin e dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje  sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kërcënuese, duke shfaqur po ashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor.

Daut Hoxha nga policia e Kosovës i tha  se personi në fjalë edhe i kërcënoi zyrtaret policorë.