Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë, për zbatimin e masave kundër virusit CoVid19 dhe respektimin e distancës fizike.

Komuna njofton se gjatë aksionit të sotëm janë gjobitur dhe mbyllur disa lokale të gastronomisë të cilat nuk i’u kanë përfillur rregullave të lartpërmendura, në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore.

Sipas njoftimit, aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit, njofton Telegrafi.