• October 21, 2020

Ramadani: Situata epidemiologjike në Kosovë – më e mira në rajon dhe Evropë

Sep 13, 2020
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se situata epidemiologjike javëve të fundit është më e mira në rajon dhe në Evropë.

Ai tha që situata është e kënaqshme, pasi që kanë arritur që të shpallin hapjen e shkollave të pjesërishme dhe të kontrolluara.

“Më lejoni që të shprehi një disponim, një situatë tejet të kënaqshme, pasi që kemi arritur në këtë ditë, pas shumë peripecive, të shpallim hapjen e shkollave të pjesërishme dhe të kontrolluara”.

Ai thotë që Instituti ka punuar që 8 muaj, 24 orë në shërbim të qytetareve dhe në kontrollin e situatës epidemiologjike e cila javëve të fundit është më e mira në rajon dhe në Evropë.

“Vala në rajon e Evropë është duke u ngritur, në Kosovë është duke rënë”, tha Ramadani.