• October 21, 2020

Lajm i mirë për puntorët në Gjermani, ja çfarrë vendimi u morr

Sep 17, 2020

Një recesion nuk është aspak një kohë e mirë për t’i kërkuar shefit tuaj rrítje page. Prandaj, IG Metall, sindikata më e madhe në Gjermani, po kërkon mënyra të reja që anëtarët e saj të mund të përfitojnë nga punëdhënësit. Më 15 gusht, shefi i saj, Jörg Hofmann, tha për gazetën “Süddeutsche Zeitung” se do të nxíste firmat të miratonin një javë pune 4-ditore, shkruan “The Economist”.

Por punëtorët gjermanë nuk duhet të bëjnë ende plane pushimi për të premten. Punëdhënësit nuk janë përgjigjur – por ka të ngjarë që të kundërshtojnë. Megjithatë, kërkesa e zotit Hofmann përpara bisedimeve për negociata kolektive më vonë këtë vit, tregon për nisjen e një faze të re në marrëdh ëniet e punës në Evropë, dhe kulmimin e dekadave të presíonit për shkurtimin e orëve të punës.

Nëse mendoni se asnjë punëtor nuk do të kundërshtonte një fundjavë treditore, mendohuni përsëri. Edhe mbështetësit shqet ësohen për këmbimet. Punëtorët mund të përballen me orë më të gjata pune nga e hëna në të enjte, ose me ulje të pagës. Disa punëdhënës, sidomos kompanitë teknologjike start-up, po reklamojnë si mundësi fundjavat më të gjata për të rekrutuar të rinj, ose duke ofruar orë fleksíbël pune. Por një javë pune pesëditore me síguri do të mbetet norma në punët me paga më të ulëta, ku fitimet e produktivitetit nga pushime më të gjata, janë më pak të dukshme.

Koha e IG Metall nuk është e rastësishme. Anëtarët e saj ranë dakord të hiqnin dorë nga rrítja e pagave në krízën e Covid-19. Rreth 6 milionë gjermanë aktualisht marrin pjesë në skemën e përfitimeve të papunësisë Kurzarbeit, vlerëson grupi i ekspertëve IFO. Skema 12-mujore tani duket se do të shtrihet në 24 muaj. Hubertus Heil, ministri gjerman i Punës, tha se orari i shkurtuar i punës, dhe një pagë e shkurtuar, mund të ishte “një masë e përshtatshme”. Shtesat nga shteti për pagat e punonjësve që punojnë katër ditë në javë mund të përfshíhen si pjesë e masës.

Punëtorët gjermanë përb allen me probleme përtej Covid-19. Industria e makinave që mbështet punëtorët që merren me punë dore ka qenë e ngadaltë në zhvendosjen drejt automjeteve elektrike, për të mos përmendur ato pa shofer. IG Metall mendon se shkurtimi i orëve do t’i lejojë firmat të mbajnë eksper tizën e nevojshme për tranzícion, pa shpenzimet dhe reputacionin e keq të shkar kimit të punëtorëve nga puna, vetëm se duhet të rihapin më vonë disa vende pune nëse përmirësohen perspektivat.

Ku shkon IG Metall, të tjerët shpesh e ndjekin nga pas, si në Gjermani dhe më gjerë. Anëtarët e saj bënë grevë për të punuar 35 orë në javë përpara se një rregull i tillë të bëhej lígj në Francë. Një javë katërditore është rreth 30 orë punë. Nëse shefat e sindikatës e arrijnë atë pa shkak tuar ulje të mëdha në pagat e punëtorëve, ata do të meritojnë me të vërtetë një ditë pushimi.