• October 21, 2020

MPB merr vendim: Kushdo që ka targa me KS, detyrohet t’i vendos ato me RKS

Sep 17, 2020

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se pronarët e veturave në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS


Me anë të një vendimi, MPB ka njoftuar se të gjithë pronarët e veturave që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni këtë vendim të MPB’së. /gazetametro.net