• October 21, 2020

Shqyrtimi i njohjes së Kosovës nga Bosnja po shihet si efekt i lobimit të Administratës Trump

Sep 17, 2020

Edhe pse u kundërshtua me votë nga presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, shqyrtimi i njohjes së Kosovës nga Bosnje e Hercegovina, në Prishtinë po shihet me sy të mirë. Sipas njohësve të çështjeve politike, ky zhvillim është rezultat i fushatës diplomatike të presidentit amerikan Donald Trump.


Njohja e Kosovës për herë të parë u shqyrtua nga Bosnje e Hercegovina. Me gjithë votën për të përfaqësuesit boshnjak dhe atij kroat, ka mjaftuar kundërshtimi i përfaqësuesit serb në Presidencën e këtij vendi njohja të mbetet pezull.

Analistit politik, Fitim Salihu, thotë se shqyrtimi i njohjes është meritë e edhe e administratës “Trump”, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

“Unë këtë e shoh në kuadër të një ofensive diplomatike që po e bënë administrata Trump për ta përfunduar sa më shpejt këtë kontestin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Jo rastësisht ky diskutim në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës vjen vetëm një javë e pak pas takimit të Mattheë Palmerit me anëtarët e presidencës. Këtë e ka konfirmuar edhe anëtari boshnjak i Presidencës, Shefik Xhaferoviqi”, deklaroi për RTV Dukagjinin analist politik, Fitim Salihu.

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, thotë për RTV Dukagjinin se njohja nga Bosnje Hercegovina duhet të përfshihet me njohjen nga Serbia.

Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë dy shtetet e vetme te dala nga ish-Jugosllavia që nuk e kanë njohur Kosovën.