• December 4, 2020

“KATILE” NUK ËSHTË DENISA LASKA POR TITULLI I PROJEKTIT TË RI MUZIKOR (FOTO-VIDEO)

Nov 7, 2020

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm, një butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet. Denisa Laska quhet këngëtarja e cila ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, duke treguar se profesionalizmi do të jetë i pranishëm si në nivelin artistik ashtu dhe atë të paraqitjes skenike.
Me zërin e saj të ëmbël e melankolik ka befasuar në secilin interpretim dhe në secilin projekt që ka realizuar deri tani. Kënga e re nga Denisa Laska mban titullin “Katile”. Teksti i këngës i referohet të gjitha femrave që në syrin e meshkujve mbeten katile.
Kënga menjeherë pas publikimit është vërshuar nga klikimet dhe komentet shumë pozitive.
Fal vokalit të fuqishëm e brilliant dhe atmosferës që krion Denisa Laska është shumë aktive në koncerte, dasma e ahengje familjare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Europe kudo që gjenden shqiptarët.