• December 4, 2020

Edhe një mega projekt nga Durim Malaj

Nov 8, 2020

Me tekst nga Ghulo dhe muzikë e orkestrim nga Nurteel dhe në solo Mentor Sylejmani, këngëtari i ri dhe mjaft atraktiv Durim Malaj ka publikuar projektin më të ri të titulluar ‘Gjysma jem’ një këngë e lehtë e cila edhe pse ka pak ditë që është publikuar ka nisur të pëlqehet jashtëzakonisht shumë në kanalin e ArkivaShqip në Youtube duke marrë kështu edhe komente mjaft pozitive derisa këngëtari është lavdëruar për vokalin e tij të mrekullueshëm. Ndryshe Durimi ka një kohë që është nën menaxhim të Labinot Nurajt, një menaxher tashmë i dëshmuar në skenën shqiptare dhe mjaft i suksesshëm duke bërë kështu që edhe Durimi të ecë lartë në karierë.