• January 20, 2021

Reperja Tika vjen shumë unike me një projekt nga Graniti dhe Dardy (Video)

Nov 27, 2020

Reperja kosovare, e njohur me nofkën Tika, së fundmi u bë pjesë e labelit të njohur botëror, ‘Sony Music’, talenti i saj në muzikë nuk u pa veç nga shqiptarët. E si pjesë e këtij labeli të njohur, Tika sot lansoi këngën ‘Si unë’, një këngë kjo që atë e solli në tjetër formë, ashtu siç nuk e kemi parë deri sot. Projekti ‘Si unë’ u shkrua nga vet këngëtarja Tika, me muzikë nga Granit Gashi dhe Dardy, si dhe u finalizua me një klip shumë interesant. Ky projekt është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme që e pret në tregun muzikor botëror.