• January 20, 2021

Çfarë kishte në kasafortë; dokumente sekrete apo inkriminuese –pse po fshehen nga EULEX-i? ‘Dritoni e Hashimi e dinë”!

Dec 18, 2020

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Dardan Islami ka shtruar disa pyetje në lidhje me dokumentet që janë në kasafortën e Presidences.

Ai pyet se çfarë janë ato dokumente? A janë sekrete apo inkriminuese?

Sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Driton Selmanaj zëvendëskryeministër i Kosovës, e din se çfare janë ato.

Ai tutje shton se, kush e ka thy rregulloren do të kuptohet shumë shpejtë.

Postimi i plotë:

A janë ato dokumente vetëm sekrete shtetërore, apo janë inkriminuese? Mbase nuk do ta marrim vesh asnjëherë, por Dritoni dhe Hashimi e dinë përmbajtjen, sepse  presidenti i vetëdishëm i ka lanë në kasafortë, por nuk e ka lanë pinin?

Në njerën anë AKI po insiston se e ka bo intervenimin në kasafortë me i shpëtu dokumentet sensitive nga Eulexi, gjersa në anën tjetër ushtruesja e detyrës  Sherifja dhe zyra e presidences, po thonë se paskan vepru sipas ligjit dhe rregullores kur e kanë denoncu rastin në polici?

Kjo pjesë se kush e ka thy rregulloren e protokollit, do të saqrohet shpejtë!

Por pyetja 1 milion dollarëshe është se a e ka ditë pinin ai zyrtari që është zanë në zyre te kasaforta me Dritonin?

Si pasojë e këtij skandali edhe një drejtor u ndërrua, AIK po jep shenja se ka probleme serioze!

Shpresoj që emërimi i drejtorit të ri të bëhet me një marrëveshje mes koalicionit, se përndryshe do ta shkatërrojmë  edhe një institucion shumë vital në mbrojtjen e sigurisë dhe shtetit të Kosovës!?