• March 7, 2021

Sputnik vazhdon propagandën: Albright është zgjidhja më e mirë për Serbinë

Dec 18, 2020

Sipas gjoja medias ruse Sputnik nuk mund të kishte zgjidhje më të mirë sikur Madeleine Albright të jetë e dërguara speciale e SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, praktikisht do të garantohej se serbët nuk do të pranonin kurrë pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Redaktori dhe opinionisti serb Predrag Vasiljevic me cinizëm nisi analizën e tij në median Sputnik, e financuar nga shteti i Rusisë. Sipas tij një titull i tillë me të drejtë do të zmbrapste lexuesit serbë por kërkon durim prej tyre pasi nëse kjo do të ndodhte do të zhdukej edhe ajo gjasa e fundit teorike e hipotetike që Serbia të pranonte pavarësinë e Kosovës.

Sipas Sputnik e Vasiljevic që me ëndje e shpalosin këtë tezë me zonjën Albright dhe demokratët në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më shtrëngime, tregti, përkufizime, zgjidhje mesatare të kompromisit.

Albright qe me pasion kishte kërkuar bombardimin e atëherë Jugosllavisë, sipas Sputnik ka fatin e lidhur me Ballkanin dhe gjithmonë kthehet në vendin e krimit, siç e quajnë, duke u ankuar se ajo si zakonisht përcakton serbët fajtorin e të gjitha konflikteve. Kanë harruar apo bëhen sikur kanë harruar Sputnik se Rusia po ashtu ju bashkëngjit dënimit të regjimit fashist serb të Slobodan Milosevic në 1999.

Vazhdohet të ofendohet ish sekretarja amerikane e shtetit Albright nga Sputnik duke u vlerësuar se ajo ende jeton në 1999’n dhe ajo si duket ka fjetur gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk e ka parë që Amerika më nuk është e vetmja fuqi në botë. Duke shtuar e gëzuar disa ‘indikatorëve’ të tyre ekonomik se për një vit do të humbë edhe primatin ekonomik në planet.

Sipas Sputnik zonja Albright ende jeton në epokën se kur Amerika ishte e fuqishme dhe nuk sheh që më nuk është vendi i ndritur demokratik që eksporton lirinë, e që është përçarë deri në greminë të luftës civile, me parime totalitariste e zgjedhje të komprometuara dhe shpërbërje institucionale. Këto vlerësime më mirë do t’i shkonin një shteti tjetër ndoshta, atje ku helmohen opozitarë, e vriten madje, burgosen gazetarët, zgjedhje praktikisht nuk ka pasi kandidatët opozitarë duhen aprovuar nga pushteti, një vend si Rusia ndoshta ku presidenti nuk ka nevojë të votohet më, dhëndurët e të cilit bëhen miliarderë brenda natës posa martohen me njërën prej bijave të tij jashtëmartesore./gazetametro.net