• January 20, 2021

Një natë para vitit të ri, burri nga Vitia vret gruan, dy djemtë e më pas veten

Dec 30, 2020

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hashani.

Express mëson nga burimet e veta se vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi Brenda familjes.

Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën.

Të vrarë kanë përfunduar dy djem, nëna e tyre dhe babai i tyre që dyshohet se është edhe kryesi i veprës.