• March 2, 2021

Albin Kurti nuk i ka punët mirë, I vjen mesazhi nga shtëpia e bardhë, Ja çfarë thuhet…!!

Feb 22, 2021

Edward Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se SHBA’të do të inkurajojnë qeverinë e re në Kosovë që të vazhdojë normalizimin e marrëdhën.ieve me BE’në.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza me anë të Twitter-it, teksa ka cituar Price të ketë uruar zgjedhjet e suksesshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Edward Price tha se SHBA’të e urojnë popullin e Kosovës për mbajt.jen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA’ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE’së”, thuhet në shkrimin e saj.

“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”, shton tutje Maza, duke cituar zëdhënësin e Departamentit të SHBA’së.

Kreu i subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo e cila deri më tani po del e para me rezultat në zgjedhjet e 14 shkurtit, ins,iston për idenë se dialogu duhet shikuar nga përmbajtja, e jo koha.

I njëjti ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është ndër prioritetet kryesore në platformën e tij qeverisëse.

Në letrën që presidenti i SHBA’së, Joe Biden, ia dërgoi usht,rueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kërkohej normalizimi i marrëdh,ënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.