• March 2, 2021

Çartet“ Labi: Nga java tjetër nuk ndalen mbrëmjet muzikore, kush infektohet le të izolohet

Feb 22, 2021

Këngëtari ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë mbajtja e mbrëmjeve muzikore në qytetin e tij në Ferizaj.

Përmes një videoje të publikuar, Labi shkroi edhe disa fjalë duke iu drejtuar të gjithëve se nuk do ndalen mbrëmjet muzikore ashtu edhe si fushatat e politikanëve.

Në profilin e tij në Instagram, këngëtari përveç tjerash tha se që nga java tjetër në l okalet në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën do ketë atmosferë festive.

Tutje, Labi shton se kush do të ínfektohet me virus të qëndroi në shtëpi i ízoluar, pa punë nuk shkon sipas këngëtarit sepse duhet dërguar fëmijët në shkolla duhet për t’i ndíhmuar edhe shumë familje që kanë mbetur pa punë.

“Nga java tjetër nëpër lokalet e Ferizajt dhe në krejt l okalet e Kosovës.

Tani fushata ka mbaruar r astet janë rrítur si rezultat i fushatës!

Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të he.lmohemi, nuk ka dert që fushatat i shtuan rastet”, shkruan ndër të tjera Labi./Lajmi/