• June 13, 2021

“Po dojka i lumi Zot me na shpërbly”, komenti epik i zyrtarit të LDK-së, pas lajmit se Bahtiri mund të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti

Feb 22, 2021

Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar pasi e ka kuptuar se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se është ftuar të marrë pjesë në Qeverinë Kurti.

Meta përmes një komenti në Facebook ka ironizuar duke thënë se më në fund “po dojka i lumi Zot me na shpërbly”.

“Po dojka i lumi Zot me na shpërbly, ma n’fund.

Bahtiri është legjendë e gja.llë”, ka shkruar Meta.

Kujtojmë se Agim Bahtiri në një takim që e ka pasur në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ka thënë se është ftuar të marr pjesë në Qeverinë Kurti.

Por, sipas Bahtirit, ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës./Blic