• April 18, 2021

Durim Malaj vjen me një këngë të bukur, e titullon A tkom dashni

Apr 6, 2021

Me tekst nga Ghulo, muzikë nga Granit Gashi dhe Darddy, miksim dhe masterizim nga Massive Production dhe video të realizuar nga Time Pictures, këngëtari i njohur kosovar Durim Malaj ka sjellë një tjetër projekt të bukur këto ditë duke e titulluar A tkom dashni, të cilën e ka finalizuar edhe me video. Në këtë projekt producent ekzekutiv është Labinot Nuraj ndërsa co.producent Ilir Sinani.

Një projekt si ky e sjellë Durimin në top formë pas disa hiteve të cilat i ka publikuar ai më herët, disa solo e disa në duet. Por Durimi nuk do të ndalet me kaq, pasiqë po shijon suksesin me këngët e bukura shqipe të cilat do i sjellë dhe në të ardhmen.