• May 6, 2021

Liridon Kalenderi së shpejti me projekte te reja

May 4, 2021

Liridon Kalenderi ishte i pa konkurrencë në disiplinën malore, për kampionatin e kaluar të Kosovës në automobilizëm.

Liri, me Mitsubishi EVO 9 e tij, ishte fantastik në të gjitha garat që u paraqit, duke mos e vënë në dyshim pozitën e parë në plasmanin e përgjithshëm. Mirëpo, Kalenderi duket se nuk njeh limite dhe sivjet synon diçka shumë më serioze. Ai i gatshëm të marrë pjesë në “rally” dhe aktualisht është në pritje të përgjigjes nga disa vende.

“Synoj të marrë pjesë në ‘rally’ nëpër Evropë. Për shkak të situatës me pandemi, nuk ka shumë vende të lira, por jam duke pritur përgjigje nga Greqia, Sllovakia dhe Gjermania. Unë jam i gatshëm të sfidohem edhe në këtë disiplinë”, është shprehur Kalenderi, i cili po ashtu pret të marrë pjesë edhe në ndonjë garë malore në Evropë

Një synim tjetër, gjithsesi më modest, është edhe pjesëmarrja në auto sllallom, për çka tashmë e ka të gatshme veturën Toyota Yaris.

“Ndoshta do të marrë pjesë në garën që mbahet në Prizren, më tepër për atraksion dhe kënaqësinë e dashamirëve të auto sportit në qytetin tonë”, ka shtuar Kalenderi.

Është e qartë se Liri do të vazhdojë të mbetet atraktiv dhe paraqitjet e tij priten me interesim nga adhuruesit e shpejtësisë në Kosovë e më gjerë.