• June 13, 2021

Reagim nga kryesisë e Degës së PDK-së në Drenas, Nuk kandidohet për kryetar të Komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci

Jun 1, 2021

Reagim: Të nderuar, në emër të kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, ne demantojmë lajmin e pa vërtetë se është nominuar kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Edhe pas një mbledhje maratonike me kryesinë Qendrore nuk u arrit dakordim për të dalë me kandidat/e për kryetar të Komunes! Pas shumë debateve të ashpra dhe pas kundërshtimeve të shumicës së anëtareve të kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas për rikandidim të z.Ramiz Lladrovci, kryesia e Degës e paraqiti propozimin e saj, mirëpo nuk u vendos asgjë!

Kjo qështje mbeti të diskutohet sërish dhe Dega e PDK-së në Drenas të nominojë kandidatin/en e sajë. Me ndërime nga: Sekretar i Degës së PDK-së në Drenas- z. Adnan Thaqi, Nënkryetar- z. Muhamet Kiqina, Nënkryetare- znj. Hyrije Xhemajlaj Thaqi, Nënkryetar- z. Bekim Nika

Lexo Linkun : 

PDK punët “llugë” në komuna, paralajmërohet ndarje dhe krijim i iniciativave!